Yellen: Angazhimet SHBA-Kinë na kanë shtyrë në rrugën e duhur
2023-11-15 15:37:12

Foto nga VCG

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha të hënën se angazhimet e fundit SHBA-Kinë kanë lëvizur të dyja palët "në rrugën e duhur", citon “Xinhua”.

"Menaxhimi me përgjegjësi i marrëdhënieve ekonomike SHBA-Kinë ka qenë një prioritet kyç”, - u tha Yellen gazetarëve në një konferencë shtypi pas përfundimit të takimit të ministrave të Financave të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

Yellen vuri në dukje se ajo u takua me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng javën e kaluar dhe pati një takim produktiv me ministrin e ri të Financave të Kinës, Lan Fo'an, këtë javë.  (Elona)