Foto nga VCG
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar politikisht dhe moralisht për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe se tani është koha të dyfishohen përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.
Ai paraqiti një paketë të re propozimesh se si duhet të drejtohet Gaza pas mbarimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, bën të ditur “RTSH”.
Borrell tha se është kundër çdo zhvendosjeje të detyruar të palestinezëve nga Gaza, një ripushtimi të përhershëm nga ushtria izraelite, tkurrjes së territorit të Gazës apo rikthimit të territorit nën kontrollin e Hamasit.
Sipas tij, atje duhet të vendoset Autoriteti Palestinez, legjitimiteti i të cilit të përcaktohet dhe vendoset nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Borell tha se vendet arabe duhet të thellojnë angazhimin në mbështetjen e Autoritetit Palestinez dhe Bashkimi Europian duhet të jetë më i angazhuar në rajon, veçanërisht në ndërtimin e shtetit palestinez. (Elona)