Ekspozita e teknologjisë dhe pajisjeve hekurudhore hapet në Pekin
2023-11-15 16:20:57

foto nga

foto nga “Modern Railways 2023”

“Modern Railways 2023”, një ekspozitë që shfaq teknologjinë dhe pajisjet më të fundit hekurudhore, u hap të martën në Pekin. Ekspozita do të zgjasë deri të enjten dhe në të marrin pjesë afro 400 ekspozues nga 14 vende dhe rajone, bën të ditur “Xinhua”. 

Ajo është miratuar bashkërisht nga Ministria e Tregtisë dhe Grupi Hekurudhor Shtetëror i Kinës. Duke mbuluar mbi 30,000 metra katrorë, ekspozita shfaq teknologjitë dhe produktet më të fundit të të gjithë zinxhirit të industrisë hekurudhore.

Gjatë ekspozitës, e cila që nga viti 1992 mbahet një herë në dy vjet, po mbahet edhe Forumi i 4-t i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Hekurudhor.

Pjesëmarrësit në forum zhvilluan diskutime të thella dhe shkëmbyen pikëpamje mbi ndërtimin e përbashkët të hekurudhave më të gjelbra, më të zgjuara, më efikase, të ndërlidhura dhe të sigurta, si dhe për t'i shërbyer më mirë zhvillimit ekonomik dhe social të vendeve të ndryshme për të nxitur modernizimin. (Elona)