Foto nga VCG
Departamentet përkatëse dhe platformat e portaleve në internet në të gjithë Kinën trajtuan 17.27 milionë informacione rreth aktiviteteve të paligjshme dhe informacioneve të dëmshme në internet në muajin tetor, sipas statistikave të publikuara nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, cituar nga “Xinhua”.
Ndërsa numri ra me 7.8 për qind krahasuar me muajin e kaluar, sipas statistikave ai u rrit me 23.3 për qind nga viti në vit.
Midis tyre, më shumë se 7.53 milionë informacione u përpunuan nga platformat kryesore komerciale të internetit, sipas statistikave.
Përdoruesit e internetit në Kinë mund të raportojnë aktivitete të paligjshme që përfshijnë pornografi, lojëra të fatit, shkelje të të drejtave dhe përmbajtje të tjera të dëmshme në internet nëpërmjet linjës telefonike 12377 dhe kanaleve të tjera. (Elona)