foto: VCG
Të enjten do të botohet një artikull mbi ndërtimin e qytetërimit ekologjik nga Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror i PKK-së.
Artikulli i Xi Jinping-ut, gjithashtu presidenti kinez dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, do të publikohet në numrin e 22-të të këtij viti të revistës “Qiushi”, organ kryesor i Komitetit Qendror të PKK-së.
Foto: VCG
Në këtë artikull ndër të tjera thuhet: “Me thellimin e praktikës për ndërtimin e qytetërimit ekologjik në epokën e re, kemi kuptuar më thellë rregullsinë e ndërtimit të qytetërimit ekologjik. Për të përmbledhur përvojën praktike 10-vjeçare në epokën e re, për të analizuar situatat e reja e problemet e reja dhe për të vazhduar të promovojmë ndërtimin e qytetërimit ekologjik, duhet të drejtohemi nga mendimi i qytetërimit ekologjik socialist me karakteristika kineze në epokën e re dhe të trajtojmë saktë disa marrëdhënie të rëndësishme.”
Foto: VCG
Në këtë artikull përmenden pesë marrëdhënie të rëndësishme, duke përfshirë marrëdhëniet midis zhvillimit me cilësi të lartë dhe mbrojtjes me nivel të lartë, midis detyrave kryesore dhe qeverisjes bashkëpunuese, midis restaurimit natyror dhe restaurimit artificial, midis kufizimeve të jashtme dhe fuqisë endogjene dhe midis angazhimeve të "dy objektivave të karbonit" dhe veprimeve të pavarura.