UNICEF: Një në tre fëmijë në mbarë botën, i ekspozuar ndaj mungesës së ujit
2023-11-15 16:10:37

foto nga CFP

foto nga CFP

Një në tre fëmijë në mbarë botën jeton në zona të ekspozuara ndaj mungesës së lartë ose shumë të madhe të ujit, sipas një raporti të Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) të publikuar të hënën.

"Barra e dyfishtë e pakësimit të disponueshmërisë së ujit dhe shërbimeve të papërshtatshme të kanalizimeve po e komplikon sfidën",- thuhet  në raportin e UNICEF-it, që shton se 739 milionë fëmijë janë në rrezik të madh.

“Pasojat e ndryshimeve klimatike janë shkatërruese për fëmijët”,- tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell. "Trupat dhe mendjet e tyre janë në mënyrë unike të ndjeshme ndaj ajrit të ndotur, ushqimit të keq dhe nxehtësisë ekstreme",

Raporti vë në qendër të vëmendjes kërcënimin nga ndikimi i ndryshimeve klimatike.

Ai gjithashtu përshkruan mënyra të tjera në të cilat fëmijët mbajnë peshën kryesore të ndikimeve të krizës klimatike, duke përfshirë sëmundjet, ndotjen e ajrit dhe ngjarjet ekstreme të motit, si përmbytjet dhe thatësirat.

Sipas raportit, fëmijët kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ndotja e ajrit sesa të rriturit. Në përgjithësi, ata marrin frymë më shpejt se të rriturit dhe truri, mushkëritë dhe organet e tjera të tyre janë ende në zhvillim, shkruan “Xinhua”.

Raporti tregon se më të prekurit jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Afrikën Sub-Sahariane, Azinë Qendrore dhe Jugore dhe Azinë Lindore dhe Juglindore.

Në vitin 2022, 436 milionë fëmijë jetonin në zona që përballeshin me probleme ekstreme të ujit. (Elona)