Foto nga VCG
Një port i ri tokësor që shërben si një portë hyrëse midis Rajonit Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore dhe Nepalit filloi funksionimin të hënën, njofton Xinhua. Porti Lektse është porti i katërt tokësor në Xizang të Kinës, pas porteve të Zham, Gyirong dhe Burang. Me një investim total prej 400 milionë juanë (rreth 55.7 milionë dollarë amerikanë), porti Lektse në qarkun Zhongba, Xigaze, është porti më i lartë në Xizang deri më sot. Ai ka shërbyer prej kohësh si një pikë tregtimi kripe dhe drithi midis Kinës dhe Nepalit.
Hapja e tij është e një rëndësie të madhe për të ndihmuar në krijimin e një modeli hapjeje të gjithanshme në Xizang, një portë për në Azinë Jugore, dhe promovimin e bashkëpunimit me cilësi të lartë të nismës “Një brez, një rrugë” midis Kinës dhe Nepalit, sipas Wang Fanghong, kryebashkiaku i Xigaze-s.(Fatosi)