Borrell: BE kërkon pauza humanitare për të përballuar situatën e rëndë në Gaza
2023-11-14 15:20:39

Foto nga VCG

Bashkimi Evropian bën thirrje për pauza humanitare për t’u përballur me situatën e rëndë në Gaza, tha shefi i politikës së jashtme të bllokut përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel, njoftn ATSH. Duke rikujtuar deklaratën e përbashkët të lëshuar nga 27 shtetet e BE-së të dielën, në të cilën blloku u bashkua me thirrjet për pauza të menjëhershme në armiqësitë dhe krijimin e korridoreve humanitare në Gaza, Josep Borrell tha se “po them se në shumës, jo një, por disa pauza”.

“Objektivi është që të krijohen pauza të menjëhershme dhe korridore të reja humanitare për të përballuar situatën e rëndë të njerëzve në Gaza. Ne i kërkojmë Izraelit të tregojë përmbajtje maksimale në mënyrë që të shpëtojë jetë civilësh”, shtoi ai.

Ai përsëriti se blloku dënon “përdorimin e mburojave njerëzore” nga Hamasi në spitale dhe shtoi se “shprehim shqetësimin tonë për situatën e rëndë të spitaleve që po preken rëndë nga bombardimet”.

Shefi i politikës së Jashtme shtoi se gjatë takimit nuk do të diskutohet vetëm për situatën në Gaza, por edhe për çështjen e Ukrainës dhe Armeni-Azerbajxhanit.(Fatosi)