foto: VCG
Kina është “e tronditur” nga sulmi kundër një ndërtese të punonjësve të OKB-së në jug të Gazës dhe e dënon ashpër një veprim të tillë, theksoi zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning në një konferencë shtypi të martën në Pekin.
Një ndërtesë ku banonin punonjësit e OKB-së në jug të Gazës u sulmua nga forcat izraelite, duke shkaktuar 101 viktima.
foto: VCG
Lidhur me këtë, znj. Mao tha se pala kineze është shumë e tronditur dhe e dënon rreptësisht një veprim të tillë, si edhe shpreh keqardhje të thellë për punonjësit e OKB-së që humbën jetë në këtë sulm. “Dhuna nuk mund të sjellë siguri të vërtetë, dhe as paqe afatgjatë. Siguria e punonjësve të OKB-së duhet të garantohet. Kina nxit palët e ndryshme të zbatojnë ligjin ndërkombëtar dhe rezolutën e miratuar më 27 tetor nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke ndaluar menjëherë luftimet, për të parandaluar katastrofa më të mëdha humanitare”, shtoi zëdhënësja.