Guangdong do të krijojë qendër kombëtare për industrinë e AI deri në vitin 2025
2023-11-14 14:36:19

Foto nga VCG

Provinca Guangdong, një fuqi ekonomike në Kinë, synon të zhvillohet në një zonë kombëtare të drejtuar nga inovacioni për industrinë e përgjithshme të inteligjencës artificiale deri në vitin 2025, sipas një plani zbatimi për përshpejtimin e zhvillimit të industrisë së AI, njofton China Daily.

Plani, i publikuar në faqen e internetit të qeverisë provinciale të Guangdong të hënën, tregoi se sistemi i përgjithshëm i inovacionit të teknologjisë AI të provincës do të jetë relativisht i plotë dhe skenarët e aplikimit të nivelit të lartë të teknologjisë AI do të zgjerohen më tej deri në vitin 2025. Në mënyrë të veçantë, numri i ndërmarrjeve të AI në Guangdong do të kalojë 2,000 deri në vitin 2025, me vlerën kryesore të industrisë së AI që tejkalon 300 miliardë juanë (41 miliardë dollarë). Guangdong do të krijojë një qendër kombëtare për fuqinë kompjuterike inteligjente, një zonë të veçantë në Zonën e Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Macao dhe një qendër kombëtare demonstrimi për aplikimin e skenarit të AI.

Këto nisma do të ndihmojnë në formimin e një modeli të favorshëm zhvillimi të fuqisë kompjuterike të ndërlidhur, algoritmeve me burim të hapur, të dhënave të integruara dhe aplikimeve më të gjera të teknologjisë së AI. Zbatimi i këtyre masave të zhvillimit të AI synon të ndihmojë Guangdong të arrijë shkallën më të madhe të fuqisë informatike inteligjente në vend dhe të udhëheqë industrinë globale të AI deri në vitin 2025.(Fatosi)