Islanda në gatishmëri të lartë, frikë se vullkani ‘Fagradalsfjall’ mund shpërthejë
2023-11-14 14:39:26

Foto nga VCG

Shkencëtarët vlerësojnë se vullkani Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes të Islandës i kanë mbetur disa ditë, ose edhe orë përpara se të shpërthejë, shkruan panorama.al. Magma po formohet me shpejtësi deri në një thellësi prej 5 kilometrash nën tokë në jugperëndim të vendit, ku më shumë se 3,000 banorë të qytetit të Grindavik u larguan nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar një peizazhi apokaliptik.

Nata e kaluar ishte më e qetë për rajonin, i cili ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme. Gjatë natës u regjistruan “vetëm” 880 tërmete nën magnitudë 3, dukshëm më pak se rreth 2000 lëkundjet e regjistruara dy ditët e fundit.

Nëse vullkani shpërthen, qyteti i Grindavik ka të ngjarë të zhduket nga faqja e dheut. Shërbimi Meteorologjik i Islandës, duke matur sasinë e depërtimit të magmës nëntokësore dhe shpejtësinë me të cilën ajo lëviz, njoftoi se ekziston një “rrezik domethënës” i një shpërthimi nga vullkani, i cili ka qenë joaktiv për 800 vjet, para vitit 2021 kur ai për herë të parë tregoi aktivitet.

Profesori i vullkanologjisë në Universitetin e Islandës, Thorvaldur Thordarson, duke folur për transmetuesin shtetëror RUV ishte më specifik: “Nuk mendoj se një shpërthim do të zgjasë shumë, orë apo disa ditë. Mundësia e një shpërthimi është rritur ndjeshëm”.(Fatosi)