Fillon shërbimi i trenit turistik nga Pekini në Vientianë
2023-11-14 12:51:46

Foto nga VCG

Hekurudha Kinë-Laos filloi të hënën një shërbim treni turistik ndërkufitar nga kryeqyteti kinez Pekin në kryeqytetin laosian Vientianë. 

Treni u nis në orën 2:02 herët në mëngjes, nga Stacioni Hekurudhor "Fengtai" i Pekinit, dhe do të udhëtojë përgjatë linjave Pekin -Guangzhou  e Shangai - Kunming, duke kaluar nëpër Libo dhe Anshun të provincës Guizhou, e pastaj do të mbërrijë në kryeqendrën e provincës Yunnan, Kunming. Më pas treni do të vijojë përgjatë hekurudhës Kinë-Laos për në kryeqytetin laosian Vientianë, me disa ndalesa, duke përfshirë Luang Prabang dhe Vang Vieng. Udhëtimi i kthimit do të bëhet nga pikat tërheqëse të Kinës, si Xishuangbanna në provincën Yunnan dhe qyteti Chibi në provincën Hubei. I tërë udhëtimi vajtje-ardhje do të zgjatë 15 ditë.

Foto nga VCG

Hekurudha  1 035 km e gjatë Kinë-Laos, një vepër e rëndësishme e nismës "Një brez, një rrugë", filloi funksionimin në dhjetor 2021. Ajo ishte hekurudha e parë ndërkombëtare me lidhje të drejtpërdrejtë me investim kryesisht nga Kina në kuadrin e nismës "Një brez, një rrugë".