Kinë: Të ardhurat nga biletat e kinemave sivjet, mbi 50 miliardë juanë
2023-11-14 20:17:31

Tregu kinez i filmit ka përjetuar një rimëkëmbje të dukshme këtë vit. Të ardhurat nga biletat e kinemave kineze në vitin 2023 i kaluan 50 miliardë juanët (rreth 6.85 miliardë dollarë) më 13 nëntor, ose 317 ditë, sipas të dhënave paraprake nga Administrata Kombëtare e Radio-Televizionit e Kinës.

Foto: VCG

Foto: VCG

Filmat vendas siguruan 41.7 miliardë juanë, ose 83.4 për qind të vlerës së përgjithshme. Të dhënat tregojnë se dhjetë filmat me të ardhura më të larta në Kinë këtë vit janë të gjitha prodhime vendase.

foto: VCG

foto: VCG

Kalimi i pragut 50 miliardë juanë vlerësohet si një gur i ri kilometrik në rimëkëmbjen e tregut kinez të filmit, duke shtuar shpresat lidhur vlerën e të ardhurave nga biletat në mbarë vitin.