Ministria e Jashtme e Kinës konfirmon që shtetasit kinezë janë larguar nga Gaza
2023-11-14 19:40:09

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Ministria e Jashtme kineze konfirmoi të martën se të gjithë shtetasit kinezë në Gazë janë larguar në mënyrë të sigurt së fundmi. 

Zëdhënësja e Ministrisë Mao Ning e dha lajmin në një konferencë shtypi pa përmendur numrin e përgjithshëm të të evakuuarve. (Artan)