Analizë: Çfarë pritet nga takimi Xi-Biden dhe Takimi i ardhshëm i APEC-ut?
2023-11-14 03:27:59

Sytë e të gjithëve janë fokusuar te qyteti amerikan San Francisko ku do të zhvillohet një takim kyç për rajonin e  Azi-Paqësorit dhe takimi midis liderëve të dy ekonomive më të mëdha në botë.

Presidenti kinez Xi Jinping do të  vizitojë këtë qytet nga 14 deri më 17 nëntor për të marrë pjesë në samitin Kinë-SHBA dhe takimin e 30-të të liderëve ekonomikë të APEC-ut, njoftoi Ministria e Jashtme e Kinës më 10 nëntor.

Me paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë globale në rritje, Kina pritet të shtjellojë iniciativat e saj për paqen rajonale dhe përpjekjet për marrëdhënie të shëndoshë Kinë-SHBA, sipas ekspertëve.

Foto: VCG

Foto: VCG

Çfarë përmban axhenda?

Shtëpia e 2.9 miliardë njerëzve, ose gati 40 për qind e popullsisë së botës, 21 ekonomitë e APEC-ut, duke përfshirë tre fuqitë kryesore, përkatësisht Kinën, SHBA dhe Rusinë, përbëjnë rreth gjysmën e tregtisë globale dhe mbi 60 për qind të PBB-së globale.

"Në Takimin Vjetor të Liderëve të APEC-ut do të përfshihen koordinimi i rendit gjeopolitik i Paqësorit RIM dhe koordinimi i politikave sociale dhe ekonomike, si dhe marrëdhëniet qeveritare dhe sociale midis anëtarëve," tha Zhang Yifei, studiues i asociuar nga Instituti i Studimeve Amerikane pranë Akademisë Kineze të Shkencave Sociale.

Takimet e APEC-ut gjatë këtij viti janë fokusuar në çështjet ekonomike rajonale, duke përfshirë qëndrueshmërinë, dixhitalizimin, fuqizimin ekonomik të grave, lehtësimin e tregtisë, sigurinë e energjisë, sigurinë ushqimore dhe shëndetin.

Presidenti kinez Xi Jinping do të mbajë një fjalim të rëndësishëm në takimin e liderëve të APEC-ut për të shtjelluar plotësisht propozimet kryesore të Kinës për thellimin e bashkëpunimit Azi-Paqësor dhe nxitjen e rritjes rajonale dhe globale, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Foto: VCG

Foto: VCG

Marrëdhëniet e shëndosha Kinë-SHBA janë dividenti më i madh paqësor

Përveç pjesëmarrjes në takimin e liderëve të APEC-ut, presidenti Xi do të takohet edhe me Presidentin e SHBA-së  Joe Biden.

Ky takimi i shumëpritur nga bota ndodh në një kohë kur dy fuqitë kryesore të botës kanë rifilluar kontaktet dhe kanë mbajtur ndërveprime të shpeshta në nivele dhe sektorë të ndryshëm gjatë muajve të fundit.

Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng zhvilloi gjithashtu bisedime me Sekretaren e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen në San Francisko, komunikimi i dytë ballë për ballë në katër muaj pas bisedimeve të tyre të korrikut në Pekin.

Në lidhje me takimin mes dy presidentëve, Zhang Yifei, studiues i asociuar nga Instituti i Studimeve Amerikane pranë Akademisë Kineze të Shkencave Sociale,

tha se pala kineze pritet të thotë diçka të re, e cila përfshin kuadrin e tre parimeve në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA, të paraqitura nga  presidenti Xi, përkatësisht respekti i ndërsjellë, bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi me përfitime të  ndërsjella.

"Këto parime janë mjaft gjithëpërfshirëse dhe  prekin problemet më të mëdha midis Kinës dhe SHBA-së. Të dy vendet duhet të respektojnë kushtet e veçanta kombëtare të njëra-tjetrës, të menaxhojnë rreziqet për të mbështetur vijën përfundimtare të ekzistencës paqësore dhe mbi këtë bazë të kërkojnë interesa të përbashkëta. "

Megjithatë, studiuesi tha se edhe nëse të dyja palët bëjnë përparim diplomatik në këtë takim, marrëdhëniet Kinë-SHBA akoma janë larg “thyerjes se akullit” pasi kontradiktat strukturore midis dy vendeve ende ekzistojnë.

Zhang tha se çelësi i “thyerjes së akullit” për marrëdhëniet dypalëshe është tek ndryshimi i qëndrimeve të SHBA-së ndaj Kinës dhe marrëdhënieve Kinë-SHBA

“Nëse SHBA, për shembull, akoma e konsideron ngritjen e Kinës si një sfidë, dhe më pas e konsideron Kinën si të ashtuquajturin konkurrent më të rëndësishëm gjeopolitik, ajo do të humbasë mundësitë të sjell zhvillimi i Kinës për SHBA-në dhe botën”, tha  Zhang.

"Marrëdhëniet e shëndosha Kinë-SHBA janë dividenti më i madh paqësor për rajonin e Azi-Paqësorit dhe botën, duke pasur parasysh faktin se shumë vende janë në konflikte," vuri në dukje studiuesi. (Li Huailiang/Eda)