Xi Jinping-u, letër urimi për Samitin e Sipërmarrësve të Dy Brigjeve 2023
2023-11-14 16:58:00

Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi të martën një letër urimi për mbledhjen e dhjetë vjetore të Samitit të Sipërmarrësve të Dy Brigjeve të Ngushticës së Tajvanit.

Xi Jinping-u vuri në dukje se ekonomia e të dy brigjeve i përket ekonomisë kombëtare kineze dhe bashkatdhetarët e të dy brigjeve janë një komunitet me fate të përbashkëta. Samiti i sipërmarrësve të të dy brigjeve është një platformë e rëndësishme e shkëmbimit dhe e bashkëpunimit të personave të qarqeve të biznesit dhe të sipërmarrësve të të dy brigjeve dhe luan një rol të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e zhvillimit të integruar të dy brigjeve.

Xi theksoi më tej se realizimi i rilindjes së madhe të kombit kinez krijon një hapësirë të gjerë për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dy brigjeve dhe ka nevojë për përpjekjet e përbashkëta të bashkatdhetarëve të të dy brigjeve.

Tema e mbledhjes së 10-të vjetore të samitit të sipërmarrësve të të dy brigjeve, që u hap të martën në qytetin Nankin të provincës Jiangsu, është “Modeli i ri i zhvillimit të integruar dhe i zhvillimit me cilësi të lartë”.