Të dhënat statistikore tregojnë se deri në fund të shtatorit të sivjetshëm, numri i subjekteve ekonomike private të regjistruara në Kinë i kaloi 52 milionët, duke zënë 92.3 % të operatorëve të tregut. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, në Kinë janë krijuar mbi shtatë milionë subjekte të reja, shifër kjo 15.3 % më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
foto: VCG
Me rritjen e sasisë, është përmirësuar njëkohësisht edhe struktura e ndërmarrjeve private. Në tre tremujorët e parë, numri i kompanive private të sapokrijuara në sektorin bujqësor, industrial dhe të shërbimeve është përkatësisht 284 mijë, mbi 1.1 milionë dhe më shumë 5.6 milionë. Ndër to, kompanitë private në sektorin e shërbimeve zënë mbi 80 % të numrit të përgjithshëm.
Ndërkohë, numri i bizneseve individuale të regjistruara gjatë kësaj periudhe i kaloi 17 milionët, 11.7 % më shumë në krahasim me vjet. Deri në fund të shtatorit, numri i bizneseve individuale të regjistruara arriti në 122 milionë. Sivjet, mbi 70 biznese të tilla u ngritën në statusin e “ndërmarrjes”.
foto: VCG
Gjithashtu, deri në fund të shtatorit, numri i ndërmarrjeve të huaja të regjistruara në Kinë, duke përfshirë edhe degët, i kaloi 684 milionët, 1.5 % më shumë në krahasim me fundin e vitit 2022. Me pakësimin e ndikimeve nga COVID-19, numri i kompanive të reja me investimeve të huaja po rritet në Kinë. Të dhënat statistikore tregojnë se në fushat hoteleri/restorant, shitje me pakicë e shumicë, qiradhënie biznesi dhe kërkime shkencore e shërbime teknologjike ndërmarrjet e huaja të krijuara deri ta këtë vit u rritën përkatësisht me 47 %, 41.9 %, 33.2 % dhe 18.6 %.
foto: VCG
Koreja e Jugut, ShBA-ja dhe Japonia janë tre burimet kryesore të investimeve të huaja në Kinë, ndërsa, investitorët nga Brazili, Kanadaja dhe Australia po krijojnë me ritme më të shpejta kompani në Kinë. Provincat Zhejiang, Guangdong dhe Fujian kanë tërhequr më shumë investime.