Izraeli shpall pauzë humanitare në Rafah
2023-11-14 14:43:01

Foto nga VCG

Izraeli njoftoi një pauzë humanitare katër orëshe në zonën urbane të Rafahut, në Rripin jugor të Gazës, njofton ATSH. Pezullimi taktik i aktiviteteve ushtarake në atë zonë është në fuqi nga ora 10:00 deri në orën 14:00 me orën lokale.

Raportohet se kjo është hera e parë që Izraeli ka aplikuar një pauzë humanitare në sektorin në jug të Wadi Gazës. Ndërkohë, sipas radios publike izraelite ”Kan”, kalimi tranzit i Rafahut drejt Egjiptit është hapur për të lejuar daljen e rreth 500 personave me shtetësi të dyfishtë. Pritet hyrja e 85 kamionëve me ndihma humanitare.(Fatosi)