Kina po lëviz për të diversifikuar produktet turistike
2023-11-14 10:58:41

Foto nga VCG

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës ka nxjerrë një plan për të nxitur turizmin vendas me fokus në ofrimin e një gamë më të larmishme të produkteve turistike, njofton Xinhua.

Sipas planit, duhet të hapen projekte të reja turistike të përshtatshme për studentët e të moshuarit dhe duhet të nisin më shumë turne në vendet me borë e akull, det, lundrime, aventura, shikimin e yjeve dhe shëtitje në qytet.

Plani synon gjithashtu të përmirësojë përvojën e konsumit gjatë udhëtimeve, të ofrojë shërbime publike më të mira, të hapë turne muzeumesh virtuale dhe të forcojë rregullimin e tregut.

Kina pa mbi 2.38 miliardë udhëtime të brendshme gjatë gjysmës së parë të këtij viti, duke mbledhur të ardhura nga turizmi prej 2.3 trilion juanë (rreth 315.2 miliardë dollarë amerikanë), treguan statistikat zyrtare.