Energjia e pastër mbështet sistemin e ngrohjes në Kinën veriore gjatë dimrit
2023-11-14 13:02:33

Foto nga VCG

Mongolia e Brendshme është shtëpia e 57 për qind të burimeve të energjisë së erës të vendit dhe më shumë se 21 për qind e burimeve të energjisë diellore, shkruan CGTN.  Mes përpjekjeve të Kinës për të ulur emetimet e karbonit dhe për të promovuar energjinë e rinovueshme, një numër në rritje njerëzish po i japin lamtumirën ngrohjes tradicionale me qymyr.

Që nga 1 nëntori, në provincën Liaoning të Kinës verilindore janë ndezur të gjithë ngrohësit. Teksa temperatura më e ulët e jashtme arrin minus 14 gradë Celsius, temperatura ka kaluar 18 gradë Celsius në banesat e shumë banorëve. Për të gjeneruar nxehtësi, ata përdorin kërcellin e misrit, që mblidhet zakonisht në zonat rurale.

Në Tieling, një qark në provincën Liaoning, një termocentral i bashkëgjenerimit të biomasës përdor kryesisht lëvozhgë orizi, kërcell gruri, kalli misri dhe mbeturina druri, të cilat janë të zakonshme në Kinën verilindore rurale, si lëndë djegëse.

Termocentrali mund të konsumojë të gjitha kërcellet brenda një rrezeje prej 80 kilometrash çdo vit, gjë që jo vetëm zgjidh problemin e ndotjes të shkaktuar nga trajtimi jo i duhur, por sjell edhe të ardhura shtesë për fermerët nga shitja e kërcellit.(Fatosi)