Tedros Adhanom Ghebreyesus: Spitali më i madh i Gazës nuk po funksionon më
2023-11-14 16:58:20

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se qendra mjekësore Shifa në Gaza "nuk po funksionon më si spital" dhe gjendja në spitalin më të madh të Gazës është "e tmerrshme dhe e rrezikshme". Shefi i OBSH-së tha se "të shtënat me armë zjarri dhe bombardimet e vazhdueshme" rreth spitalit i "kanë përkeqësuar rrethanat tashmë kritike".