Ish kryeministri britanik, Cameron, rikthehet në qeveri si shef i diplomacisë
2023-11-13 22:10:23

Foto: VCG

Foto: VCG

Ish udhëheqësi britanik David Cameron mori të hënën postin e sekretarit të Jashtëm në një emërim të befasishëm të bërë nga kryeministri Rishi Sunak, i cili riorganizoi ekipin e tij.

David Cameron, 57 vjeç, shërbeu si kryeministër nga viti 2010 deri në vitin 2016, duke dhënë dorëheqjen pas rezultatit të referendumit të qershorit të atij viti, kur Britania votoi për t'u larguar nga Bashkimi Evropian. Zoti Cameron kishte drejtuar fushatën për të qëndruar në bllokun evropian.