Foto nga VCG
Gjatë javës së fundit, bora e madhe dhe stuhitë kanë mbuluar pjesë të mëdha të provincave verilindore kineze të Heilongjiang dhe Liaoning, duke ndërprerë transportin dhe duke shkaktuar shikueshmëri të dobët rrugore, njofton CGTN.
Sipas Administratës Meteorologjike të Kinës (CMA), një rrymë ajri i ftohtë që hyn në Kinë nga veriperëndimi uli ndjeshëm temperaturat.
Autoritetet lokale kanë zbatuar masa emergjente në reagim ndaj borës së madhe, duke përfshirë pezullimin e përkohshëm të shkollave dhe aktiviteteve tregtare, si dhe aktivizimin e hershëm të sistemeve të centralizuara të ngrohjes. Temperaturat maksimale në verilindje parashikohen të zbresin në një shifër ose nën zero, ndërsa ajri i ftohtë lëviz në lindje dhe jug, sipas CMA.
Megjithatë, dimri i këtij viti mund të jetë më i ngrohtë për shkak të një El Niño të moderuar, sipas Jia Xiaolong, zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Klimës së Kinës, në një konferencë shtypi.
El Niño është një fenomen natyror klimatik që karakterizohet nga rritja e temperaturave të sipërfaqes së oqeanit në Paqësorin qendror dhe lindor. Fenomeni ndodh çdo dy deri në shtatë vjet dhe zgjat nëntë deri në dymbëdhjetë muaj. "Temperatura e sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial lindor-qendror do të vazhdojë të kalojë 0.5C në nëntor dhe ngjarja El Nino do të vazhdojë në dimrin 2023/2024, me një intensitet maksimal prej 1.5-2C," tha Jia. Megjithatë, sugjeroi Jia, studimet zbuluan se temperaturat e dimrit mund të ndryshojnë ndjeshëm gjatë El Niño.(Fatosi)