Akullthyesja polare kineze “Xuelong 2” shpëton barkën e peshkimit në Paqësorin Jugperëndimor
2023-11-13 22:04:46

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Pas një përpjekje prej 33 orësh, akullthyesja kërkimore kineze “Xuelong 2” shpëtoi me sukses një barkë peshkimi dhe katër anëtarët e ekuipazhit të shtunën në Paqësorin Jugperëndimor, raportoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Gjatë ekspeditës së saj në Antarktik, akullthyesja “Xuelong 2”, apo “Dragoi i borës 2”, dëgjoi sinjalin e thirrjes për ndihmë të një barke peshkimi të dërguar një ditë më parë në ujërat pranë Guinesë së Re Papua dhe u nis për shpëtimin e saj.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

 Bëhet e ditur se katër pjesëtarët e ekuipazhit ishin peshkatarë nga ky vend ishullor i Paqësorit Jugperëndimor, dhe barka ishte duke u endur për gati nëntë orë pas mbarimit të karburantit dhe energjisë së baterive.

Ekipi i ekspeditës në “Xuelong 2” u dha atyre ushqim e karburant, ngarkoi bateritë e varkës dhe kontaktoi Qendrën e Kërkimit dhe Shpëtimit Detar të Kinës, Qendrën e Koordinimit të Shpëtimit Detar të Guinesë së Re Papua e familjet e anëtarëve të ekuipazhit.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Akullthyeset kërkimore kineze “Xuelong” dhe “Xuelong 2” janë nisur nga Shangai, ndërsa anija e mallrave “Tian Hui” nga Zhangjiagang-u në provincën lindore Jiangsu. (Artan)