Foto nga VCG
Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis vizitoi të shtunën një nga supermarketet e Atikës Lindore, për të parë si po zbatohet projekti për uljen fikse të çmimeve me 5% për artikuj të caktuar. Politika qeveritare synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe furnizuesve u është kërkuar ta ruajnë uljen e çmimit përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
"Unë e di se çmimet e larta, veçanërisht në ushqim, janë një vështirësi. Por qeveria do të jetë gjithmonë këtu dhe do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion të saj për ta kufizuar problemin aq sa është e mundur," u shpreh kryeministri Micotakis.
Sipas zyrës së statistikave, ELSTAT, çmimet e ushqimeve u rritën me 9,4% në Greqi në muajin shtator. Eurostati gjithashtu informoi se në tetor inflacioni arriti 3,9% më lart, duke e kaluar mesataren e eurozonës.(Fatosi)