Foto nga VCG
Turbina më e fuqishme e erës detare në botë, me një kapacitet 18 megavatë, doli nga linja e montimit në Fuqing të provincës Fujian të Kinës Jugore të premten.
Turbina e erës detare me lidhje të drejtpërdrejtë të rotorit me gjeneratorin ka njësinë me kapacitetin më të madh dhe rrotën më të madhe në botë deri tani. Ajo ka mbi 30000 përbërës, është 126 metra e gjatë dhe mund të përfshijë një zonë prej 53 000 metrash katrorë, baras me 7.5 fusha futbolli. Diametri i brendshëm i nyjës së rotorit arrin deri në 160 metra. Turbina është prodhuar për zonat detare me shpejtësi ere mbi 10 metra në sekonda. Ajo mund të rezistojë gjithashtu tajfuneve me një shpejtësi ere deri në 80 metra në sekondë
Foto nga VCG
"Turbina me lidhje të drejtpërdrejtë të rotorit me gjeneratorin vihet lehtë në funksionim, mund të mirëmbahet lehtë dhe ka prodhim të madh të energjisë, prandaj ne do ta përdorim gjerësisht në zonat e largëta detare," tha Ge Hongbing, menaxher i përgjithshëm i Kompanisë së Energjisë Elektrike të Erës "Dongfang".
Një njësi e vetme turbine mund të arrijë 18 megavatë në një mjedis ku shpejtësia mesatare vjetore e erës është 10 metra në sekondë. Ajo prodhon 38 kilovatorë (kWh) elektricitet nga vetëm një rrotullim dhe 72 milion kilovatorë energji elektrike të pastër çdo vit, duke përmbushur kërkesën vjetore të 40 000 familjeve. Energjia e pastër që prodhon çdo vit mund të kursejë mbi 20 000 ton qymyr standard dhe të ulë lëshimet e dioksidit të karbonit me 55 000 tonë.