Zyrtarët dhe drejtuesit e biznesit theksuan rëndësinë e hapjes dhe bashkëpunimit në sektorin financiar të Kinës gjatë Forumit "Rruga Financiare" për vitin 2023, i cili u mbyll të premten në Pekin.
Foto nga VCG
Më shumë se 400 të ftuar nga mbi 30 vende dhe rajone të mbarë botës ndanë pikëpamjet e tyre mbi temat aktuale ekonomike dhe financiare. Ata eksploruan mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mënyrat për të kapërcyer sfidat ekonomike globale, si edhe diskutuan mbi çështjen se si sektori financiar mund të kontribuojë më mirë në zhvillimin ekonomik.
Foto nga VCG
Ky vit është kyç për thellimin e vazhdueshëm të reformave në sektorin financiar të Kinës.Konferenca e punës qendrore financiare të Kinës e mbajtur së fundmi qartësoi objekivin e përshpejtimit të ndërtimit të një sistemi të fortë financiar. Pjesëmarrësit në forum u fokusuan në këtë temë, duke ndarë idetë e tyre se si të arrihen këto qëllime.
Foto nga VCG
Forumi i këtij viti u përqendrua gjithashtu në përmirësimin e sistemit financiar, optimizimin e shërbimeve financiare, parandalimin e zbutjen e rreziqeve financiare dhe çështje të tjera të nxehta. Siç njoftohet, forumi arriti më shumë se 30 rezultate të rëndësishme në lidhje me fusha si politikat e normat dhe treguesit e raportit vjetor.