Islandë, shtohen ndjeshëm aktivitetet sizmike që tregojnë rritjen e rrezikut të vullkanit
2023-11-13 20:28:29

Kohët e fundit, në gadishullin Reykjanes të Islandës Jugperëndimore janë rritur ndjeshëm aktivitetet sizmike dhe është shtuar rreziku i shpërthimeve vullkanike. Një qytezë e vogël pranë vullkanit ka hyrë në gjendje të jashtëzakonshme dhe rreth 4 000 banorë vendas janë evakuuar.

Foto: VCG

Pushteti vendor njoftoi se nga nata e datës 11 nëntor deri më 12 nëntor, në gadishullin Reykjanes janë matur gjithsej 880 tërmete. Lëkundjet kanë qenë më të dobëta se ato të regjistruara në netët e mëparshme, gjë që tregon se është e mundshme që vullkani do të shpërthejë. Në natën e datës 11 nëntor, nga qyteza Grindavik në këtë gadishull u evakuuan të gjithë banorët, rreth 4 000 veta. Disa ekspertë thonë që shpërthimi i vullkanit do t’i sjellë qytezës dëme serioze dhe madje shkatërruese. (Li Huailiang/Artan)