Kina dhe pesë vende të Azisë Juglindore do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake
2023-11-13 10:46:47
Ushtria kineze do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët me forcat kamboxhiane, laosiane, malajziane, tajlandeze dhe vietnameze në provincën Guangdong të Kinës Jugore nga mesi deri në fund të nëntorit, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, citon China Daily.
Sipas ministrisë forcat ushtarake të këtyre vendeve do të organizojnë stërvitje të përbashkëta dhe të drejtpërdrejta kundër terrorizmit dhe piraterisë, ministrisë.
Qëllimi është të ndihmojë pjesëmarrësit të përmirësojnë aftësitë e tyre kundër terrorizmit, veçmas atij detar dhe antipiraterisë dhe të thellojnë besimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ushtarak për të ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal, tha ministria.
Lajmet Kryesore