Gjermania forcon ligjet e azilit, mes debatit për imigracionin
2023-11-13 16:17:39

Foto nga VCG

Gjermania planifikon të forcojë ligjet e imigracionit dhe të dëbojë një numër më të madh azilkërkuesish të cilëve nuk u është miratuar statusi, një kthesë e mprehtë në politikat e vendit për migrantët.

Dyqind e tridhjetë mijë persona kanë kërkuar azil në Gjermani në nëntë muajt e parë të këtij viti, më shumë se gjatë gjithë vitit 2022. Qendrat për imigrantët po mbushen plot dhe autoritetet rajonale thonë se kostoja është e papërballueshme. Kancelari Olaf Scholz shprehu shqetësimin për fluksin e imigrantëve. Në një takim me 16 guvernatorët e shteteve të vendit ai paraqiti një plan që thotë se do ta ulë numrin e imigrantëve. “Unë besoj se ky është një moment historik. Përballë një sfide pa dyshim të madhe, me një numër shumë të madh migrantësh dhe migrim të parregullt, të gjitha nivelet e shtetit po bashkëpunojnë ngushtë, gjë që është e nevojshme. Njerëzit e presin këtë nga ne”, tha ai.