Scholz: Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e BE-së. T’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku!
2023-11-13 15:48:23

Foto nga VCG

Kancelari gjerman Olaf Scholz duket se e ka mbështetur paktin mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët nga Afrika.

 “Është çështje kompetencë e qeverisë italiane dhe asaj shqiptare. Besoj se duhet të kemi parasysh se, nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e BE-ja dhe prandaj po flasim për një çështje se si t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku në familjen evropiane” citon  ATSH  Scholzin nga Malaga ku u mbajt kongresi i socialistëve të BE-së .

Në lidhje me qëndrueshmërinë e modelit, Scholz u përgjigj: " Ajo që ka rëndësi është krijimi i një mekanizmi solidariteti në BE dhe jo përpjekjet për të kapërcyer sfidat i vetëm”.

“Ajo që ka rëndësi tani në Evropë është të korrigjohen gjërat që nuk shkuan siç duhet, të ngrihet një mekanizëm solidariteti dhe të mos përpiqemi të kapërcejmë sfidat i vetëm,” shtoi Scholz. (Fatosi)