FBI hap hetime ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut
2023-11-13 11:46:50

Foto nga VCG

Byroja Federale e Hetimit ( FBI ) ka sekuestruar telefonat e kryebashkiakut të nju jorkt Erik Adams (Eric Adams), si pjesë e një hetimi për financimin e fushatës së tij, njofton RTSH.   Stafi i Adamsit bëri të ditur se dy i phonë dhe një i pad u morën nga agjentët  mbrëmjen e së hënës që lamë pas.

Nju Jork Tajms ka raportuar se hetimi i FBI-së është ndërmarrë për të zbuluar nëse fushata e Adams ka komplotuar me qeverinë turke për marrjen e donacioneve të jashtëligjshme nga jashtë, duke shkelur ligjin e financimit të fushatës.  Sipas këtij ligji, nuk lejohen donacione nga shtetas të huaj në fushatat që ndërmerren në SHBA. .

Adamas 63 vjeç mohon të ketë kryer ndonjë vepër penale. "Si ish anëtar i forcave të zbatimit të ligjit, pres stafi im të zbatojë ligjin dhe të bashkëpunojë me çdo lloj hetimi. Nuk kam asgjë për të fshehur" u shpreh në një deklaratë, Adams, një demokrat dhe ish kapiten policie. (Fatosi)