Pekini harton plane për rindërtimin pas përmbytjeve
2023-11-13 15:45:32

Foto nga VCG

Pekini ka  harton plane për promovimin e projekteve të rindërtimit në zonat e prekura nga përmbytjet në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, njofton China Daily.

Zonat e prekura përfshijnë distriktet e Fangshan, Mentougou dhe Changping. Departamentet e miratimit në qytet kanë kryer rishikime të përbashkëta dhe operacione të koordinuara për të përshpejtuar zbatimin e projekteve, bëhet e ditur në raport. Që nga e shtuna, 142 projekte kanë filluar ndërtimin.

Projektet përfshijnë aspekte të shumta si banesat rezidenciale, infrastrukturën, shërbimet publike, mjedisin ekologjik, ndërtimin e fshatrave dhe rivitalizimin industrial. Planet e rindërtimit pas fatkeqësisë përfshijnë gjithashtu detyra për të rritur aftësitë e qytetit në parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, kullimin urban, menaxhimin e emergjencave dhe mbështetjen meteorologjike.

Në transport, më shumë se 100 projekte të rindërtimit të rrugëve në kryeqytet kanë nisur, me një plan për të përfunduar të gjitha para sezonit të përmbytjeve vitin e ardhshëm, sipas Komisionit Komunal të Transportit të Pekinit.(Fatosi)