Foto nga Chinanews.com
Ekspozita e 5-të e mallrave të importit u hap të dielën në qarkun malor Qingtian, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, njofton Xinhua. Me gjashtë zona kryesore ekspozuese, ekspozita mbulon një sipërfaqe totale prej 90,000 metrash katrorë. Rreth 180,000 vizitorë pritet të marrin pjesë në aktivitetin, i cili është planifikuar nga 12 deri më 15 nëntor.
Stendat paraqesin mallra të importuara nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, produkte dhe pajisje kafeje, produkte bukurie, mallra shtëpiake dhe veshje. Qingtian është vendlindja e 381,000 kinezëve që jetojnë në 146 vende dhe rajone anembanë botës. Qyteti nisi Ekspozitën e Mallrave të Importuara htë në 2018 si një platformë për të shfrytëzuar efektet e përhapura të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës.
Gjatë katër viteve të fundit, kjo ekspozitë unike ka tërhequr më shumë se 2,300 ekspozues nga mbi 70 vende, dhe është angazhuar me mbi 4,000 ndërmarrje jashtë shtetit dhe 20,000 blerës. Vëllimi kumulativ i synuar i transaksionit qëndron në 10 miliardë juanë (rreth 1.39 miliardë dollarë amerikanë). (Fatosi)