Vëllimi i dërgesave ekspres në Kinë arrin rekord të lartë në festivalin e blerjeve në internet "Dy 11"
2023-11-13 11:44:00

Foto nga VCG

Vëllimi i dërgesave ekspres në Kinë arriti një rekord të lartë gjatë festivalit të blerjeve në internet "Dy 11",  tha të dielën Zyra Shtetërore e Postës, njofton Xinhua. Nga 1 deri më 11 nëntor, ndërmarrjet e dërgesave ekspres në të gjithë vendin mblodhën një total prej rreth 5.26 miliardë pako, duke u rritur me 23.22 për qind nga një vit më parë, sipas byrosë.

Të shtunën, gjithsej 639 milionë paketa ekspres u grumbulluan në total, tha byroja, duke shtuar se shifra është 1.87 herë më shumë se vëllimi i zakonshëm i biznesit, 15.76 për qind më shumë nga viti në vit. Biznesi në rritje i dërgesave ekspres kontribuon në rimëkëmbjen dhe zgjerimin e tregut të konsumit dhe demonstron plotësisht elasticitetin dhe vitalitetin e ekonomisë kineze, tha Zyra.(Fatosi)