Princi saudit i kurorës dhe presidenti palestinez thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza
2023-11-13 10:59:52

Foto nga VCG

Princi saudit i kurorës Mohamed bin Salman dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas kanë dënuar ashpër të shtunën luftën e Izraelit në Gaza, si dhe kanë theksuar domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm, njofton RTSH.

“Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe sigurimin e korridoreve humanitare në Gaza”, tha princi i kurorës në seancën hapëse të samitit urgjent arabo-islamik në Riad.

Mohamed, sundimtari de fakto i mbretërisë, tha se nevojiteshin përpjekje kolektive dhe veprime efektive, për të përmirësuar situatën e rëndë të Gazës, duke u ankuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk i kishte “ndalur shkeljet izraelite”.

“Zgjidhja e vetme për të arritur stabilitetin në rajon është t’i jepet fund pushtimit dhe rrethimit izraelit”, tha ai.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas  i cili drejton Autoritetin Palestinez, tha se “Ndërsa ne flasim, populli palestinez po përballet me një luftë të paprecedentë gjenocidi”.(Fatosi)