Foto nga VCG
“Hengyi Industries Sdn. Bhd.”, sipërmarrja më e madhe e përbashkët midis Bruneit dhe Kinës, dëshmoi një Memorandum Mirëkuptimi të nënshkruar midis Universitetit Darussalam të Bruneit (UBD) dhe Universitetit Zhejiang të Kinës, duke zgjatur për pesë vjet të tjerë programin e bursave, për të ushqyer talentet vendase petrokimie, shkruan “Xinhua”.
Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës
“Memorandumi i Mirëkuptimit shërben si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ofrimin e programeve të bursave në mënyrë që të vazhdojnë të ushqejnë banorët e Bruneit me aftësitë e nevojshme nëpërmjet ekspozimit industrial në Kinë, e ndjekur nga praktikat e trajnimit industrial dhe punësimi në Hengyi në Brunei”,- thuhet në një njoftim për shtyp nga Departamenti i Energjisë në Zyrën e Kryeministrit dhe Autoriteti i Naftës në Darussalam Brunei.
Foto nga Hangzhou Daily
“Hengyi Industries” është një sipërmarrje e përbashkët petrokimike midis “Zhejiang Hengyi Group” të Kinës dhe “Damai Holdings”, një degë tërësisht në pronësi të Fondit të Kapitalit të Zhvillimit Strategjik të qeverisë së Bruneit, në pronësi të 70 për qind dhe 30 për qind respektivisht nga dy kompanitë.
Që nga tremujori i tretë i këtij viti, 799 studentë janë trajnuar përmes këtyre programeve të bursave dhe bashkëpunimit dhe 150 studentë i janë bashkuar nga Hengyi. (Irma)