Foto nga VCG
Seminari i dytë ndërkombëtar mbi shkëmbimet ndërfetare dhe të ardhmen e përbashkët për njerëzimin u zhvillua në Pekin, i organizuar nga Komiteti i Kinës për Fenë dhe Paqen (CCRP).
Ai mblodhi përfaqësues të organizatave për fenë dhe paqen, udhëheqës fetarë dhe ekspertë nga e gjithë bota.
Duke u përqëndruar në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, të pranishmit ndanë parimet dhe praktikat e vendeve dhe rajoneve të ndryshme, si dhe feve të ndryshme, në përballimin e sfidave globale, shkruan “Xinhua”.
Ata ranë dakord se udhëheqësit fetarë kanë një përgjegjësi për të luajtur një rol aktiv në nxitjen e mirëkuptimit, zgjidhjen e konflikteve dhe avancimin e stabilitetit dhe harmonisë sociale, në mënyrë që të promovojnë paqen dhe zhvillimin global.
“Iniciativa e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin është në përputhje me kulturën e shkëlqyer tradicionale kineze në shumë mënyra”,- tha Xu Yihua, anëtar i CCRP-së dhe profesor në Universitetin Fudan.
Ai u bëri thirrje grupeve fetare të Kinës që të promovojnë urtësinë tradicionale kineze të modestisë, tolerancës, integrimit dhe bashkëjetesës në skenën ndërkombëtare dhe të japin kontributin e tyre në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.
Seminari i parë i këtij lloji u mbajt në dhjetor 2019. (Irma)