Foto nga VCG
Shitjet e automjeteve në Kinë shënuan rritje me 13.8 për qind në bazë vjetore në 2.85 milionë njësi në tetor, treguan të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave, cituar nga “Xinhua”.
Foto nga VCG
Bumi i shitjeve të makinave në Kinë vazhdoi në tetor pasi një sërë shfaqjesh dhe aktivitetesh promovuese ndihmuan në rritjen e konsumit, tha Chen Shihua, zëvendëssekretari i përgjithshëm i shoqatës, duke shtuar se lançimet e modeleve të reja nga disa prodhues makinash ndihmuan gjithashtu në rritjen e shitjeve të tyre.
Gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2023, prodhimi dhe shitjet e automjeteve u rritën përkatësisht me 8 për qind dhe 9.1 për qind në bazë vjetore, vuri në dukje Chen.
Të dhënat zbuluan gjithashtu se prodhimi dhe shitjet e automjeteve me energji të re u rritën përkatësisht me 33.9 për qind dhe 37.8 për qind në periudhën janar-tetor.
Eksportet e automjeteve me energji të re gati u dyfishuan krahasuar me një vit më parë për të arritur në 995.000 njësi.
Foto nga VCG
Chen tha se konsumi i automjeteve pritet të rritet më tej në muajt e mbetur të vitit, pasi një sërë masash pro-rritjes vazhdojnë të hyjnë në fuqi. (Irma)