Kina kërkon armëpushim të menjëhershëm mes izraelit dhe Palestinës
2023-11-12 16:28:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, bëri thirrje të premten për një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Palestinës.

Në një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën mes Izraelit dhe Palestinës, Zhang tha: “Një armëpushim dhe një fund i luftimeve nuk mund të vonohet. Armëpushimi nuk është aspak një deklaratë diplomatike. Është shpresa e vetme për popullin e Gazës për të mbijetuar”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke vënë në dukje se konflikti aktual vazhdon prej 35 ditësh dhe se situata po përkeqësohet më tej, Zhang Jun tha: "U bëjmë thirrje të gjitha palëve, veçanërisht fuqive kryesore që kanë një ndikim unik mbi palët, të lenë mënjanë të gjitha konsideratat gjeopolitike dhe standardet e dyfishta dhe t’i përqendrojnë të gjitha përpjekjet për një armëpushim dhe përfundim të luftës. Ne i kërkojmë Izraelit të frenojë përshkallëzimin e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor, në mënyrë që të shmangë një tjetër pikë të nxehtë dhe përhapjen e konfliktit”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Kur dhjetëra mijëra njerëz, duke përfshirë mbi 4 mijë fëmijë, kanë humbur jetën, kur më shumë se 1.6 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë, kur 2.3 milionë vazhdojnë të jenë pa ujë, energji elektrike, karburant, ushqime dhe ndihmë mjekësore; kur spitalet, shkollat, kampet e refugjatëve dhe objektet e OKB-së janë shënjestruar shpesh, kjo nuk është vetëm një krizë humanitare, por, siç përshkruhet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres, një krizë për njerëzimin.” - shtoi Zhang Jun. (Jiang Lei)