Foto nga VCG
Më 10 nëntor, u zhvillua një koncert me rastin e 50-vjetorit të vizitës në Kinë të Orkestrës së Filadelfias të Shteteve të Bashkuara. Që prej vitit 1973, kjo orkestër ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për rritjen e mirëkuptimit dhe miqësisë mes Kinës dhe ShBA-ve. Edhe kjo vizitë e 2023-it është vazhdimi i miqësisë muzikore të trashëguar për gjysmë shekulli mes kësaj orkestre dhe popullit kinez.
Violinisti i orkestrës, Davyd Booth ka qenë në Kinë para 50 dekadash së bashku me orkestrën. Sipas tij, muzika është një gjuhë universale, që mund të kalojë barrierat kulturore dhe të ndërtojë një urë komunikimi mes njerëzve. Ndërsa presidenti i kësaj orkestre Matias Tarnopolsky i kishte shkruar një letër kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping para kësaj vizite ku thuhej se “Orkestra e Filadelfias dhe Kina kanë një lidhje të veçantë, që simbolizon fuqinë e muzikës për të krijuar lidhje dhe mirëkuptim mes njerëzve”.
Në letrën e kthimit që kryetari Xi Jinping shkruan për Tarnopolsky-n thuhet mes të tjerash se muzika kapërcen kufijtë dhe kultura ndërton ura. “Shpresoj që Orkestra e Filadelfias do të punojë me artistë nga e gjithë bota, përfshirë Kinën dhe ShBA-në, për t’iu përmbajtur barazizë së qytetëruar, mësimit të ndërsjellë, dialogut dhe tolerancës, për të intensifikuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin, nxitjen e lulëzimit artistik dhe hapjes së një kapitulli të ri për shkëmbimet kulturore Kinë-ShBA dhe miqësinë mes popujve të të gjitha vendeve.” – shkruan Xi në letrën e tij. (Jiang Lei)