Foto nga VCG
Për të nxitur bashkëpunimin global për transformimin e energjisë së pastër, Forumi Ndërkombëtar për Energjinë e Pastër (Makao) dhe Agjencia Portugeze e Energjisë do të organizojnë bashkërisht Forumin e 10-të Ndërkombëtar për Energjinë e Pastër në 21-23 nëntor në Lisbonë, Portugali, shkruan “China Daily”.
Forumi këtë vit do të mbahet në sfondin që siguria globale e energjisë po përjeton pasiguri dhe rreziqe në rritje për shkak të fillimit të sfidave të shumta, duke përfshirë ndryshimet klimatike, krizat energjetike dhe konfliktet gjeopolitike.
Foto nga VCG
Sipas përfaqësuesve të forumit, kjo ka rezultuar në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit me energji, rritje të çmimeve të energjisë dhe një ngadalësim të tranzicionit global të energjisë.
Përparimi i parë në zbatimin e Agjendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030 dhe objektivat në Marrëveshjen e Parisit 2015 janë nën pritshmëri.
Sipas tyre, ngjarja e këtij viti synon të promovojë përparimin e zbatimeve, të thellojë bashkëpunimin global në zinxhirin e furnizimit me energji të pastër dhe të krijojë partneritete globale për transformimin e energjisë së pastër.
Tema e takimit është “Tranzicioni i Energjisë dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Kontekstin e Neutralitetit Global të Karbonit”.
Pjesëmarrësit e konferencës do të përfshijnë përfaqësues nga organet qeveritare, industritë, akademia dhe institucionet kërkimore në Kinë, Bashkimin Evropian, vendet portugeze-folëse dhe kombet mesdhetare.
Foto nga VCG
Forumi do të fokusohet te teknologjitë e reja, industritë, bizneset dhe modelet, dhe skenarët e rinj, si dhe menaxhimin e neutralitetit të karbonit, sipas IFCE-së.
Një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse me bazë në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makao-s, IFCE u krijua bashkërisht nga anëtarë të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe ekspertë e studiues nga shumë vende.
Ajo u krijua zyrtarisht në prill 2012 me mbështetjen e Komitetit Kombëtar të CPPCC-së dhe Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos. (Irma)