Foto nga VCG
John Lee, shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), deklaroi se mbi 70.000 persona janë zhvendosur gjatë këtij viti në Hong Kong përmes skemave të ndryshme të pranimit të talenteve.
Foto nga VCG
“Ky numër është shumë përtej objektivit të 35.000 njerëzve që vijnë në Hong Kong çdo vit, gjë që pasqyron tërheqjen dhe konkurrencën e fortë ndërkombëtare të Hong Kongut në joshjen e talenteve nga e gjithë bota”,- tha Lee në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së Shërbimeve të Talenteve të Hong Kongut, citon “Xinhua”.
Ai theksoi se qeveria e HKSAR kishte marrë më shumë se 180.000 aplikime për skemat në 10 muajt e parë të këtij viti, nga të cilat më shumë se 110.000 u miratuan.
Në mesin e rreth 55.000 aplikimeve të pranuara sipas skemës “Top Talent Pass”, më shumë se 43.000 u miratuan.
Foto nga VCG
Ai beson se talenti është burimi i parë, duke thënë se pas pandemisë, vendet dhe rajonet në mbarë botën janë përpjekur të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe të gjitha qeveritë kanë futur masa të ndryshme për të konkurruar për talent. Vitin e kaluar, sipas Lee, qeveria e HKSAR prezantoi gjithashtu masa më inovative dhe proaktive për të tërhequr talentet në Hong Kong. (Irma)