Foto nga VCG
Lëvizjet e shpeshta të ajrit të ftohtë do të prekin shumë pjesë të Kinës dhe do të sjellin stuhi dhe rënie të temperaturës gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, sipas autoritetit meteorologjik të Kinës.
Foto nga VCG
Në një parashikim, Qendra Kombëtare Meteorologjike tha se për shkak të ndikimit të ajrit të ftohtë, disa rajone presin ulje të temperaturës prej më shumë se 12 gradë Celsius, citon “Xinhua”.
Foto nga VCG
Në veçanti, provincat Heilongjiang dhe Jilin në Kinën verilindore, provincat Henan, Hubei dhe Hunan në Kinën qendrore, si dhe provinca Guizhou dhe Rajoni Autonom Guangxi Zhuang në Kinën jugperëndimore do të kenë rënie veçanërisht të mprehta të temperaturës, sipas parashikimit.
Ndërkohë, në rajonet jugore të Kinës priten ulje të mprehta të temperaturave nga e premtja në të hënë. (Irma)