Foto nga CMG
Grupi Mediatik i Kinës (CMG) ka marrë një intervistë të posaçme me kryeministrin e Pakistanit, Anwaar-ul-Haq Kakar.
Pakistani është një nga vendet e para që ka njohur Republikën Popullore të Kinës dhe një nga bashkëndërtuesit e nismës “Një brez, një rrugë”. Ky vend aziatik është quajtur nga Kina si “partneri strategjik i të gjitha stinëve”.
Foto nga CMG
Duke folur mbi përshtypjet për vizitën e tij në Kinë me rastin e Forumit të 3-të të Samitit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit “Një brez, një rrugë”, Kakar tha se ishte befasuar këndshëm dhe magjepsur nga kjo vizitë. “Më bëri përshtypje pasuria, zhvillimi, infrastruktura që pashë, nga ndërtimi i rrugëve deri te ndërtesat e larta.” – tha Kakar.
Duke folur për tetë aksionet konkrete të paraqitura nga kryetari i shtetit kinez Xi Jinping në Forumin e 3-të “Një brez, një rrugë”, Kakari tha se “pashë një ndjenjë besimi në fjalimin e kryetarit Xi”. Ai është mjaft i sigurt për t'i propozuar botës këtë iniciativë: udhëtimi është përpara dhe ka një rrugë që të çon drejt përparimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit të koordinuar. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve në botë që të bashkojnë duart me Kinën dhe të ecin përpara, shton kryeministri pakistanez.
Foto nga CMG
“Unë mendoj se fjalimi i kryetarit Xi në ceremoninë e hapjes së Forumit të 3-të ka një rëndësi të madhe për Pakistanin dhe një moment historik, ose siç e quajnë ekonomistët “shtytja e madhe”. Mendoj që se kjo është e rëndësishme për çdo vend dhe komb. Aktualisht, Pakistani duhet të promovojë me forcë transformimin e strukturës së tij sociale, asaj qeverisëse dhe planifikimit urban për të realizuar transformimin nga modeli i shekullit të 19-të në një mënyrë jetese moderne. Si të arrihet kjo? Mundësitë po vijnë, sepse koncepti i madh i presidentit Xi Jinping na fton ta shfrytëzojmë mundësinë dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë.” - tha Kakari. (Jiang Lei)