Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
Ambasadori kinez në Kanada, Cong Peiwu, theksoi bashkëpunimin për parkun kombëtar midis Kinës dhe Kanadasë, duke vënë në dukje se të dy vendet kanë bashkëpunuar për rezervat natyrore që nga viti 2012, bën të ditur “Xinhua”.
Foto nga VCG
Duke folur në Ekspozitën e Fotove të Parkut Kombëtar të mbajtur në kryeqytetin Otava, Cong tha se Kanadaja ka një histori të gjatë të zhvillimit të parkut kombëtar.
"Gjatë viteve, Kina ka pilotuar në mënyrë aktive parqet kombëtare përmes ndërtimit të parqeve pyjore dhe rezervave natyrore",- tha Cong. "Aktualisht, Kina po ndërton në mënyrë aktive një sistem të parkut kombëtar i cili mbulon një sipërfaqe totale prej rreth 1.1 milion kilometra katrorë, që përbën më shumë se 10 për qind të sipërfaqes së tokës së Kinës".
Foto nga VCG
Ambasadori tha se fotografitë e ekspozuara përshkruajnë pesë parqet e para kombëtare të Kinës, të cilat mbulojnë një sipërfaqe prej 230,000 km katrorë, ku jetojnë gati 30 për qind të specieve kryesore të kafshëve të egra tokësore që gjenden në vend.
Kina është e gatshme të marrë pjesë aktive në qeverisjen globale mjedisore dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha të tilla si reagimi ndaj ndryshimeve klimatike, kontrolli i ndotjes detare dhe ruajtja e biodiversitetit, tha Cong. (Irma)