Kryeministri kinez i dërgon një mesazh urimi kryeministrit të ri malazez Milojko Spajić
2023-11-11 16:15:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më 10 tetor, kryeministri kinez Li Qiang i telefonoi kryeministrit të ri të Malit të Zi, Milojko Spajić, duke e uruar atë për marrjen e detyrës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Li u shpreh se Kina dhe Mali i Zi kanë një miqësi tradicionale. Vitet e fundit, të dy vendet kanë arritur rezultate pozitive në bashkëpunimin për ndërtimin e infrastrukturës, energjinë, shkëmbimet kulturore dhe fusha të tjera, duke sjellë përfitime të prekshme për dy popujt.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konceptet e zhvillimit të dy vendeve përshtaten me njëri-tjetrin dhe ka hapësira të gjera bashkëpunimi. “Unë po pres që të punoj sa më shpejt me kryeministrin Spajić për të rritur besimin e ndërsjellë politik, thelluar bashkëpunim praktik dhe për të nxitur marrëdhëniet dypalëshe për arritjen e rezultateve të reja” - tha Li. (Jiang Lei)