Në Qingdao të Kinës mbahet konferenca dhe panairi i teknologjisë APEC SME
2023-11-11 15:50:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konferenca dhe Panairi i 12-të Teknologjik i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme APEC (APEC SMETC) filloi të enjten në qytetin bregdetar të Kinës lindore, Qingdao.

Me temën "Inovacioni digjital nxit zhvillimin e qëndrueshëm, bashkëpunimi fitues aspiron prosperitet më të madh", APEC SMETC i këtij viti fokusohet në tema të shumta, si transformimi digjital i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, inovacioni teknologjik dhe zhvillimi, inteligjenca artificiale dhe realiteti virtual, ndër të tjera, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përfaqësues të mbi 1600 ndërmarrjeve nga ekonomitë anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) dhe vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë” i janë bashkuar veprimtarisë.

Ekspozita e këtij viti promovon shkëmbime të mëtejshme teknike dhe bashkëpunim ekonomik e tregtar midis ekonomive anëtare të APEC-ut.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

APEC SMETC është mbajtur për 11 edicione që nga viti 1996. Edicioni i fundit është bashkorganizuar nga Ministria kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Qeveria Popullore e Provincës Shandong. (Irma)