Foto nga VCG
Lidhur me njoftimin që kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Joe Biden në San Francisko të ShBA-së, një zëdhënës i MPJ-së kineze dha këtë përgjigje për mediat:
Foto nga VCG
“Të dy krerët e shteteve do të zhvillojnë një komunikim të thellë për tema strategjike, të përgjithshme dhe të drejtimit që lidhen me marrëdhëniet Kinë-ShBA, si dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me paqen dhe zhvillimin botëror.” - u shpreh zëdhënësi i MPJ-së kineze gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Pekin.
Lidhur me takimin jozyrtar të APEK-ut, MPJ-ja kineze u shpreh se me rastin e 30-vjetorit të takimit të parë të udhëheqësve së kësaj organizate, pjesëmarrja e kryetarit Xi tregon plotësisht rëndësinë e madhe që Kina i kushton bashkëpunimit ekonomik të Azi-Paqësorit.
Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës
“Në këtë takim, kryetari Xi do të mbajë një fjalim të rëndësishëm, ku do të shtjellojë në mënyrë gjithëpërfshirëse propozimet e rëndësishme të Kinës për thellimin e bashkëpunimit të Azi-Paqësorit si dhe nxitjen e rritjes ekonomike rajonale dhe botërore. Shpresojmë që të gjitha palët t’i përmbahen synimit origjinal të bashkëpunimit të Azi-Paqësorit, të fokusohen në nevojat urgjente të rajonit, të thellojnë unitetin dhe bashkëpunimin, të zbatojnë në mënyrë të gjithanshme Vizionin e APEK-ut 2040, të nxisin takimin për rezultate pozitive, të injektojnë një shtysë të re për rritjen e Azi-Paqësorit e të botës dhe punojnë së bashku për të ndërtuar një komunitet me fate të përbashkëta të këtij rajoni.” - u shpreh MPJ-ja kineze para mediave. (Jiang Lei)