Foto nga VCG
Për markën e kozmetikës nga Singapori “BledeFonty”, pjesëmarrja në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit për të gjashtën herë radhazi ka sjellë shumë shpërblime: një produkt me esenca kapsulë të kompanisë u shitën vitin e parë me vetëm 200 kuti, ndërsa aktualisht ka arritur në 200 mijë. “Nga 200 në 200 mijë”, vëllimi i shitjeve të këtij pjesëmarrësi të vendosur në CIIE është rritur në mënyrë të habitshme.
Aktualisht, rimëkëmbja ekonomike botërore është e ngadaltë dhe kërkesa tregtare vazhdon të jetë e dobët. Potenciali i madh i tregut të konsumit në Kinë ofron mundësinë e eksplorimit për teknologjitë dhe produket e reja në mbarë botën, duke qenë edhe një platformë për njerëzimin që problemin e zhvillimit ta zgjidhin përmes inovacionit teknologjik.
Foto nga VCG
Në këtë CIIE, nga zgjerimi i vazhdueshëm i zonës së stendave, deri te debutimi i vazhdueshëm i produkteve të reja, demonstruan sharmin unik të dritares së Kinës për hapje dhe inovacion.
Sipas të dhënave të publikuara së fundmi, Kina renditet e para në botë për herë të parë sa i përket 100 grupeve më të mira të inovacionit shkencor dhe teknologjik në botë. Presidentja e kompanisë amerikane të ashensorëve “Otis” në Kinë, Luo Xiaoli tha: "Qeveria kineze nxit zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë dhe ka nisur një seri politikash novatore dhe të favorshme. Kina gjithashtu ka burime njerëzore gjithnjë e më të bollshme. Këta faktorë mbështesin kompaninë “Otis” që të vazhdojë të rrisë investimet në kërkim dhe zhvillim dhe të përmirësojë inovacionin në Kinë”.
Ky moment i ri lejon më shumë kompani të huaja, duke përfshirë edhe ato amerikane, të ndajnë mundësitë me tregun kinez. Në CIIE-n e këtij viti, zyrtarë të nivelit të lartë nga qeveria federale e ShBA-së morën pjesë për herë të parë dhe komuniteti bujqësor amerikan dërgoi delegacionin më të madh në Kinë që nga viti 2016. Kjo demonstron plotësisht rëndësinë e madhe që ShBA-ja i kushton tregut kinez.
Foto nga VCG
Presidenti i kompanisë amerikane “Anderson Northwest”, Mike Anderson tha se një porosi kontrate prej 4 milion dollarësh u sigurua që në ditën e parë të CIIE-s 2023. Atij i pëlqen të bëjë biznes me partnerët kinezë dhe tregu kinez aktualisht përbën gjysmën e eksportit të kompanisë së tij. (Jiang Lei)